Subscribe

Ai është shqiptari më i njohur në Amerikë, për vrasjet, trafikun e drogës dhe paratë e pista e të falsifikuara. John Alite, dikur pjesë e grupit mafioz Gambino në Amerikë, sot është i penduari dhe i mbrojturi i FBI-së. Në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias, vjen edhe kthesa e shqiptarit që për shumë vite bëri jetën e mafiozit, u pendua, u dënua dhe tregoi të vërteta që shumë pjesëtarë të familjes kriminale ende nuk guxojnë t’i pranojnë.

 

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino është edhe libri “Rregullat e Gotit” që në shqip vjen nën logon e botimeve Living.

 

“Rregullat e Gotit është një libër ku rrëfehet se sa i dobët ishte Goti, ai që ishte në krye të një familjeje mafioze. Në librin për të cilin ju më pyetët tregohet se si e kuptova që nuk jam unë i dobët, por Goti që urdhëronte vrasje ishte i tillë. Ai urdhëronte vrasje nga karrigia dhe nuk i shihte asnjëherë me sy pasojat, ishte ai që braktiste pjesëtarët e familjes kur ata i qëllonin. ai nuk ishte aty kur mua më qëlluan, nuk ishte aty kur mua më dënuan, ndërsa unë për vite të tëra kreva krime për të. Në librin e parë, rrëfej se si kuptova që Goti ishte i dobët dhe si e pranova përpara drejtësisë ç’kisha bërë për këtë familje mafiozësh. Nuk kam thyer rregullat e Gotit, ato ishin rregullat e një njeriu të dobët. Por, unë mbijetova dhe ja ku jam këtu. Jam rritur si shumë shqiptarë, që i mbijetojnë çdo situate.”

 

Ai është i lirë tanimë prej gati një viti, e përtej kësaj ka edhe shumë për të thënë. “The darkest hour” është titulli më i ri që dëshiron të prezantojë John Alite.

 

“Në librin e dytë dua të tregoj orët e mia më të tmerrshme dhe çfarë më ka ndihmuar të mbijetoj, ti shpëtoj plumbave, vdekje, përndjekjeve dhe shpifjeve. Unë fitova miliona nga aktivitetit kriminal e pasi rashë në burg, harxhova e humba miliona. Askush nuk më besonte më. Por, në këtë libër të dytë dua të tregoj çfarë më bëri të luftoj jonin mafioz, babanë tim, nëj njeri të mrekullueshëm dhe gjyshërit që më kanë rritur pa të cilët nuk do të kisha këtë karakter e nuk do t’I mbijetoja rrugës së cilës zgjodha në rini. Kjo është për familjen time, për shqiptarët, për përpjekjen e emigrantit që do të krijojë një jetë më të mirë, e që nuk lodhet asnjëherë së luftuar.”

 

Brenda këtij viti shtëpia botuese Living do të sjellë për lexuesin shqiptar rrëfimin e radhës nga John Alite, pasi të drejtat e botimit të librit që zbulon të vërteta të  tjera rreth familjeve më të mëdha mafioze të viteve ’80, nga shqiptari i vetëm që mundi të depërtonte në skutat më të errëta të mafies amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *