Shqiptari humb jetën duke punuar në Itali

Një shtetas shqiptar gjeti vdekjen ditën e hënë në Itali teksa ishte duke punuar.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Genola. Viktima është Aleksander Thani 63 vjec.
Ai punonte për llogari të kompanisë së njohur të ndërtimit dhe prodhimit të betonit “Cemental”.
Thana, me origjinë nga Shkodra kishte shkuarf si zakonisht në punë të hënën mirëpo pak pas orës 08:00 është goditur nga një vinc.
Ndonëse u dërgua me urgjence ne spital, Aleksander Thani nuk mundi të jetojë.
NGjarja ka tronditur kompanine e cila pezulloi procesin e punës dje dhe këtë të martë.
Keqardhje të madhe ka shprehur edhe drejtuesi i komunës së Genolës, Flavio Gastaldi I cili I shprehu ngushellimet gruas së viktimes, Elizabeta dhe dy fëmijeve.
“Për ne familja Thani nuk ishte e huaj pasi ata janë integruar në mënyrë perfekte në shoqërinë tonë. Lajmi na tronditi të gjithëve. Natyrisht ky është një moment I vështirë për familjen dhe miqtë e viktimes por edhe për kompanine e cila punon prej shumë vitesh në komunën tonë dhe ka qënë shembull I korrektësise. Megjithatë ne duhet gjithnjë e më shumë të rrisim sigurine në punë” u shpreh drejtuesi I komunes.
Ndërkohe policia dhe vetë kompania ka nisur hetimet për të kuptuar sesi vinci u shkeput dhe përfundoi në tokë duke goditur edhe punetorin shqiptar Aleksander Thani.




