Subscribe

Ervin Xheka është një nga peshkatarët qe shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret e verës që lamë pas në Greqi. Ndonëse ai jeton me familjen e tij prej 23 vitesh në Nea Makri të Greqisë, sot bashkë me ty shtetas të tjerë të huaj peshkatarë  mori shtetësisë greke nga Presidenti I Republikës Prokopis Pavlopulos.

 

Përpara se të hynte në pallatin presidencial për tu nderuar nga kreu i shtetit grek, Ervini u shpreh se nuk do ta harrojë kurrë atë tragjedi, ndërsa shprehet mirënjohës kundrejt shtetit grek.

 

“Ajo që ndodhi nuk harrohet. Do te mbeten ne kujtesën time. Gjate gjithë natës transportonim njerëzit nga shkëmbinjtë deri tek autoritet portuale. Per mua eshte nje dite shume e rëndësishme sot. Ajo që bëri presidenti i republikës për ne ishte dhurata më e bukur. I falënderojmë te gjithë.”

 

Ndërkohë Presidenti grek Prokopis Pavlopulos  shprehu mirënjohjen e popullit grek për veprën e tij. I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Alexis Haritsis kreu i shtetit theksoi se peshkatarët me shembullin dhe sakrificën e tyre i mësojnë Europës çfarë është solidariteti.

 

“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti.”

 

Presidenti shtoi se është e rëndësishme që të kenë shtetësinë dhe mijëra të huaj të tjerë të cilët i plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashikuara me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *