E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptari ekzekutohet teksa darkonte me të dashurën e tij

Një shqiptar u vra në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten, pak para mesnate, në restorantin  “The Orange Tree”.

 

Shqiptari, ende i paidentifikuar, po darkonte me të dashurën e tij në momentin e krimit. Autori i vrasjes ju afrua atij në tavolinë dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri e më pas u largua nga vendngjarja. Ai e kishte fytyrën të mbuluar me kapuç.

 

Mediat spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë