Një 58-vjeçare ka denoncuar pranë autoriteteve të Kretës se djali i saj 31-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ka sharë dhe kërcënuar.

Siç thuhet në denoncim, në orët e hershme të së hënës djali ka kërcënuar dhe sharë nënën e tij. Pasditen e së njëjtës ditë është përsëritur e njëjta skenë, por kësaj radhe asaj i është hedhur një send në kokë, me pasojë një lëndim të lehtë. Në mbrëmje, nëna në pamundësi për të përballuar këtë situatë, shkoi tek autoritetet dhe e denoncoi.

Pas denoncimit, policia ka vënë në kërkim 31-vjeçarin e njohur për autoritetet, e ka arrestuar pak kohë më pas dhe tashmë ai ndodhet përballë drejtësisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *