Shqiptari, baba i 3 fëmijëve vdes në aksident në Itali

Një 38 vjecar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik mengjesin e kësaj të martë në Itali.
Ngjarja e e rëndë ka ndodhur në zonën që lidh lokalitetet Giovinazzo dhe Molfetta ne periferi te Barit.
Mësohet se emigrant shqiptar që jetonte prej vitesh në mënyrë të rregullt në shtetin italian, ka qënë duke lëvizur me biciklete per ne pune ne oren 06:00 kur u godit nga një makinë.
Automjeti Mini Cooper që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një grua italiane. Ka qënë vetë ajo që ka ndaluar duke telefonuar policinë.
Pavarësisht ardhjes se shpejte të ambulancë, 38 vjecari ka ndërruar jete në vend.
Drejtuesja e mjetit u shoqerua në polici derisa të zbardhet dinamika e ngjarjes.
Emigrant shqiptar la pas gruan dhe 3 femije, ndërkohe që në mediat italiane ende nuk është publikuar identiteti I tij.




