Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu Wauëilermoos i Lucernit me kusht.

Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun. Është e paqartë se ku është fshehur shqiptari nga Kosova, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch i arratisuri mund të jetë larguar nga Zvicra.

Policia thotë se shqiptari nuk e ka pasur të vështirë të arratiset. Ai ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur.

“I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar”, thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Për këtë arsye opinioni nuk u informua për arratisjen. Graf vazhdoi: “Vetëm të burgosurit që nuk përbëjnë rrezik për publikun pranohen në sistemin e hapur të burgjeve. Kjo i bën më të lehtë hapat e mëtejshëm të integrimit me qëllim shkarkimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *