Një i burgosur shqiptar, i dënuar për grabitje, është arratisur natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercellit, në Itali.

 

Pasi kishte sharruar hekurat e dritareve, ai arriti të zbriste nga kati i katërt me ndihmën e një çarçafi.  Jashtë burgut e prisnin bashkëpunëtorët e tij.

 

Edhe shoku i qelisë, po ashtu shqiptar, tentoi të arratisej, por përpjekja e tij dështoi. Mësohet se ai ka thyer krahun, ndërsa ishte duke zbritur me çarçaf.

 

Mediat italiane e konsiderojnë personin që arriti të largohej nga ambientet e burgut një grabitës të rrezikshëm.

 

Policia ka ngritur postblloqe të shuma në të gjithë Piemonten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *