Subscribe

Këtë të dielë  shqiptarët do tu drejtohen kutove të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendor për 4 vitet e ardhshme, si dhe anëtarët e këshilltarëve bashkiakë.

 

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë.

 

Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin. Por do të ketë edhe nga ata që këtë 14 maj nuk do munden të votojnë. Bëhet fjalë për 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit, pasi dënimi që kanë marrë përveç lirisë dhe disa të drejtave të tjera, iu mohon edhe të drejtën e votës.

 

Në këto numra zyrtar të shpërndarë nga ministria, përfshihen edhe ata shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit dhe që të vetmen mënyrë për të votuar do të kenë duke ardhur në Shqipëri, pasi edhe këtë herë vota e emigrantëve nga vendet ku jetojnë nuk do të jetë e mundur.

 

Janë 23 mijë e 907 kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ky numër ndahet, në 143 kandidatë për kryetarë bashkish, dhe 23 mijë e 645 kandidatë për anëtarë në këshillat bashkiak.

 

Në pjesën më të madhe të bashkive ka nga 2 kandidatë, ku garojnë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Koalicionit Bashkë Fitojmë, dy subjekte politike që kanë kandidatët e tyre në të 61 bashkitë. Partia Demokratike ka nxjerrë kandidatë për kryetar në 14 bashki dhe listën e kandidatëve për këshilltarë në 54 bashki të vendit.

 

Në 18 bashki, gara do të jetë mes tre ose me shumë kandidatëve. Tirana ka numrin më të madh të kandidatëve në garë, me 5 rivalë nga opozita që tentojnë të sfidojnë kandidatin e PS dhe kryetarin aktual Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *