Deputetja e opozitës Fatjona Dhimitri deklaroi në seancën parlamentare se kryeministri Edi Rama, me miratimi e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk ka prerë në besë vetëm opozitën, por edhe socialistët.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Dhimitri theksoi se “viktimat” e radhës së kreut të qeverisë, do të jetë edhe Gramoz Ruçi me Pandeli Majkon.

Sipas saj, sot Rama “certifikon fundin e demokracisë në vend”.

“Jam e bindur se kjo besëprerje nuk ka për të qenë e fundit për të. Pas disa ditësh dhe muajsh do të dëgjojmë ankuesit e inatosur të radhës. A e dini se kush do të jenë ata? Të zhgënjyerit e tij të fundit do të jenë socialistët rozë, të mbetur si mish i huaj në rilindjen pink të Ramës. Pas të gjithëve, vë bast se radhën për besëprerjen e tij do ta keni dhe ju zoti Ruçi dhe ju zoti Majko. Jam e bindur se ju dhe socialistë të tjerë si ju nuk e ndalët mostrën që krijuat vetë. Ju do të jeni tani viktimat e radhës. Rama do t’ju vrasë politikisht. Duke votuar sot mbylljen e listave Rama bëri sot aktin e radhës të besë prerjes. Sot pret në besë shqiptarët që donin ti zgjidhuani vetë deputetet. Po pret në besë ndërkombëtarët dhe opozitën, po pret në besë ëndrrën shqiptare të integrimit evropian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *