E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Video · Kulturë

Shqiptarët, të gjithë arkitektë

Mes debatit të kullave apo jo në Tiranë, ku shumica e ndërtesave i përkasin periudhës së realizmit socialist, studentët e vitit të fundit në Universitetin e Inxhinierisë dhe Ndërtimit sjellin në vëmendje kryeqytetin “pa arkitekturë” që u ndërtua në vitet e para të tranzicionit.

 

Tema kryesore e ekspozitës është shtesa, një nevojë e shqiptarëve për të shtuar hapësirat në shtëpi pa mendimin a firmën e një arkitekti, duke dëmtuar kështu siluetën e një kryeqyteti që vështirë t’i zhbëjë gabimet e së shkuarës.

 

Reklamë

Puna për këtë ekspozitë ka nisur shumë më herët e në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës gjen shumë pak në krahasim me ato çka janë ekspozuar në Itali dhe Qipro.

 

Për më shumë se dy javë këto imazhe do të pushtojnë korridoret e universitetit edhe si një sensibilizim për të gjithë ata që duan të studiojnë e t’i japin një pamje tjetër Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë