E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shqiptarët të bashkohen kundër Vuçiç”/ Tahiri: “Ballkani i Hapur” i shërben hegjemonisë serbe

Kosova refuzon me vendosmëri t’i bashkohet iniciativës “Ballkani i Hapur” duke e quajtur një manovër të Beogradit për të shtrirë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit.

 

Reagimet nga Prishtina madje shprehen në mbështetje të protestave që ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për mbërritjen e presidentit serb në kryeqytetin shqiptar.

 

Reklamë

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka deklaruar se protestat duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët, në mbrojtje të Kosovës.

 

“’Ballkani i Hapur’ do të vendosë popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërrojë”, thekson në reagimin e saj, ish-zv.kryeministrja e Kosovës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë