Subscribe

Lista shqiptare e kryesuar nga Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj synon të sigurojë dy deputetë në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare të kësaj të diele në Mal të Zi. Ndërsa për bashkëpunimin në koalicion, kusht mbetet zhvillimi i faktorit shqiptar.

Ndërkohë shqiptarët në Mal të Zi shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përfaqësimit të deritanishëm në parlament duke argumentuar se edhe vetë ligji elektoral është diskriminues.

Duke u shprehur optimist se do të përsëritet suksesi i zgjedhjeve lokale, Camaj e përjashton bashkërendimin e programit politik me opozitën pro-serbe.

Ndërsa, Nikollë Gega kandidat për deputet nga radhët e partisë demokracia sociale, në koalicion me partinë e Millo Gjukanovic, vlerëson se përfaqësimi i shqiptarëve me dy lista nuk është favorizues, megjithatë pavarësisht rezultatit ata do të kenë një vend të rëndësishëm në qeverinë e Gjukanovic.

Sipas Gegës, nuk ka asnjë pritshmëri që kursi politik i vendit të kalojë në duart e opozitarëve pro serbë dhe pro rusë pasi kjo sipas tij do të rrezikonte edhe të ardhmen europiane të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *