Subscribe

Zgjerohet harta e protestave kundër vendimit te presidentit maqedonas Ivanov për te falur zyrtaret nen akuze. Përveç kryeqytetit Shkup, mijëra njerëz kane dale neper sheshe edhe ne Kumanove, Manastir e qytete te tjera. Për here te pare ne to kane marre pjese edhe shqiptaret. Flamuri shqiptar qëndronte pranë atij maqedonas. Tubuesit shqiptare ishin organizuar nga parti te vogla, qe nuk janë pjese e parlamentit. Nen thirrjet “Kriminelet ne burg”, “Pa drejtësi, nuk ka qetësi” protestuesit apeluan qe presidenti te dorehiqet, ndërsa kundërshtuan edhe vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve pa plotësimin e kushteve, pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat ne media. Ndërkombëtaret kane shtuar përpjekjet per zgjidhjen e krizës ne vend dhe njoftuan mbajtjen e nje takimi ditën e premte ne Vjene me liderët e katër partive kryesore. Aty do te jete i pranishëm komisioneri per Zgjerimin, Hahn dhe ambasadoret amerikane dhe te BE ne Shkup. Megjithatë, protestuesit janë te vendosur te mos ndalen. Ndërkaq, disa media ne vend kane folur per mundësinë e tërheqjes se presidentit nga vendimi për faljen e zyrtareve te dyshuar per mashtrime zgjedhore dhe korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *