Vetëm tre dite pas prezantimit zyrtar ne Poloni, por edhe skepticizmit te madh qe shoqëroi kalimi i Armando Sadikut te Legia e Varshaves bomber kuqezi vërteton se ka shkuar per te shënuar dhe per te ndihmuar shume skuadrën prestigjioze te ekstraklases polake. Ne ndeshjen hapëse te kampionatit polak ne Zaberzhe kundër Gornikut vendas ka patur nje surprize te hidhur per Legian. 45 minutat e para janë mbyllur 2-0 per vendasit ndërkohe qe ne te dytën shifrat kane shkuar ne 3-0. Megjithatë Sadiku i future ne loje ne minutën e 46 ka shënuar golin e nderit per skuadrën e tij me nje veprim mjaft te bukur brenda zonës dhe i ka bere te heshtin te gjithë skeptiket e këtij kalimi ne Poloni. Ne minutën e 80 elbasanasi ka shfrytëzuar me se miri nje pasim me gjoks te Nagit dhe nuk ka falur me te djathtën e tij. Vetëm 3-1, por Sadiku e ka shënuar numrin e tij te fanellës 99 ne librat polake te statistikave.

 

Edhe Sokol Cikalleshi ka festuar me gol rikthimin e tij ne radhët e nenkampioneve te Turqisë, Istanbul Basaksehir. Pas huazimit tashme Cikalleshi do te kërkoje te fitoje terren te skuadra e tij aq me tepër edhe per shkak te ngarkesës se dyfishte qe ajo do te kete nese do arrije te kualifikohet ne champions kete sezon. Ne testin miqësor kundër Viteses turqit u gjenden ne disavantazh ne pjesën e dyte, por Cikalleshi nuk fal. Ne nje aksion mjaft te bukur topi ka mbërritur serish te ai ne kufijtë e zonës se miqve dhe me te majtën Cikalleshi e ka çuar ne rrjete. Vetëm 1-1 ne kete test miqësor, por tashme gjurma është lëne.

 

Jahmir Hyka nuk ka realizuar dot kundër Ajntrahtit te Frankfurtit qe po zhvillon nje turne veror ne Amerike, por ka përgatitur dy golat e pare per skuadrën e tij San Hoze Earthquakes ne fitoren 4-1 kundër shqiponjave gjermane. Ne pjesën e pare ishte nje goditje dënimi e Hykes qe solli golin e avantazhit te shënuar nga Bernardez. 5 minuta me vone serish Hyka kete here me nje depërtim te tijin fiton nje penallti te shndërruar ne gol nga Vondolovski. Nje autogol ne te dytën dhe nje tjetër penallti i kane çuar shifrat ne 4 per vendasit,  ndërkohe qe Hyka ka luajtur vetëm ne pjesen e pare. Miqtë ne fund kane shënuar edhe golin e nderit sa per statistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *