Subscribe

Të gjitha partitë parlamentare shqiptare janë shprehur se do të mbështesin referendumin për emrin, pasi ai do të  hapë rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

 

Forcat politike do të jenë pjesë e fushatës duke i bërë thirrje elektoratit të tyre që të dale për të votuar pro marrëveshjes për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

BDI që në fillim është shprehur pro këtij procesi që do të finalizohet me 30 shtator. Kjo parti ka vendosur që të caktojë organet dhe shtabin që do të merret me fushatën.  Ai Ahmeti ka bere të ditur se referendumi është një moment që duhet t’i bashkoje të gjithë.

 

Edhe Aleanca për Shqiptarët vendosi të mbështesë referendumin, por ka vendosur disa kushte për rregullimin e raporteve shqiptaro-maqedonase. Një tjetër çështje që Aleanca kërkon të marre zgjidhje është ajo e statusit të gjuhës shqipe, e cila në Kushtetutë përcaktohet si gjuhë që e flet 20 për qind e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë.

 

Lëvizja Besa e udhëhequr nga Afrim Gashi po ashtu ka vendosur që t’i japë përkrahje referendumit për emrin. Kryetari i saj ka apeluar për unitet politik ndërshqiptar në Maqedoni në prag të proceseve të rëndësishme që po e presin vendin.

 

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kohë më parë është shprehur i bindur se referendumi për çështjen e emrit do të dale me sukses dhe se kthim prapa nuk ka.

 

Ndërkohe, Partitë shqiptare Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Uniteti pritet të shprehin më vonë qëndrimet e tyre për referendumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *