Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është i bindur në përgjigjen pozitive të shqiptarëve ndaj referendumit për çështjen e emrit.

 

Ahmeti ka theksuar faktin se zgjidhja e emrit ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e Maqedonisë.

 

“Unë mendoj që shqiptarët janë të përgjegjshëm, e dinë rëndësinë e kësaj çështje kaq të madhe të ardhmen e shqiptarëve të Maqedoni dhe vendit dhe do t’i përgjigjen pozitivisht referendumit, do të jenë pjesëmarrës, vulosës të një procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm mbi të ardhmen mbi perspektivën, por edhe njëherë kontribuues të mëdhenj të paqes, stabilitetit dhe sigurisë dhe ardhmërinë e këtij vendi”.

 

Referendumi për çështjen e emrit vjen pas miratimit të marrëveshjes në Kuvend dhe është parashikuar që të mbahet në vjeshtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *