Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e tij me demokratët në Lezhë, artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

 

Berisha u shpreh se shqiptarët nuk ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës, dhe nuk ia pranojnë askujt.

 

“Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë…Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta.”

 

Ai tha gjithashtu se PD do të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe BE-në.

 

“I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Peng kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran I tij që na etiketon ne si takime anti-amerikane janë qesharakë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *