Subscribe

Teksa qeveria bën thirrje për zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, reagimi qytetar mbetet i vakët.

Pjesa më e madhe e qytetarëve mbeten indiferentë duke qëndrur në ambjente masive siç janë kafenetë.

Por ka edhe nga ata që lëvizjet në publik kanë vendosur t’i bëjnë me maska mbrojtëse.

Situata mbetet problematike në transportin urban, mjeti që nuk mund të shmanget nga qytetarët.

Ndërkohë vetë farmacitë kanë marrë masa duke mos lejuar më shumë se tre persona të jenë të pranishëm në ambjentet e brendshme.

Farmacistët thonë se nga dita e hënë kohë ku u konfirmuan rastet e para me koronavirus ka një interes të shtuar krysisht të moshës së tretë jo vetëm për tu këshilluar, por  mbi të gjitha për të blerë dizifektantë, doreza dhe maska mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *