E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shqiptarët neglizhojnë kontrollet e dhëmbëve

Ky është Erjoni 24 vjeç. Për 10 vite nuk shkoi asnjëherë tek dentisti dhe kjo i shkaktoi infeksione te renda. Frika,  por edhe mungesa e kulturës se përkujdesjes për gojën bene qe ai te përfundonte ne ndërhyre kirurgjikale.

 

Por Erjoni nuk është i vetmi i cili shkon tek stomatologu vetëm ne momentin qe kur situata agravohet. Shume qytetare pranojnë se shkojnë per t’u vizituar vetëm kur dhembet e tyre jane shkatërruar.

 

Reklamë

Stomatologia Laureta Koçi thotë se çdo njeri duhet qe te pakten nje here ne gjashte muaj t’i nënshtrohet kontrolleve.

 

Sipas Kocit, te gjithë duhet te bejne kujdes me produktet qe konsumojnë veçanërisht fëmijët.

 

Neglizhenca per nje kohe te gjate shkakton infeksione, te cilat kane pasoja te renda ne veshke e zemër, e me keq ne deformim te shtyllës kurrizore.

 

Sipas Shoqatës se Stomatologeve Shqiptare, sëmundjet e gojës jane me te përhapurat dhe prekin rreth 90 per qind te popullsisë. Ato kane ndikim ne shëndetin e përgjithshëm te çdo individi.

 

 

Më shumë video

Reklamë