Subscribe

Korab Gjana është njëri nga 20 infermierët që nuk e mendoi dy herë për t’iu bashkuar ekipit të bluzave të bardha në ndihmë të kolegeve në Itali.

 

KORAB GJANA

INFERMIER

Thjesht na lajmëruan dhe unë dhashë aprovimin tim direkt. Arsyeja pse zgjodha të shkoja në pikun e pandemisë ishte për të më shumë eksperiencë nga Italia në qoftë se do të na duhet në Shqipëri dhe e dyta profesioni ynë është një mision humanitar dhe gjithnjë në vështirësi duhet të tregojmë veten. Nuk jam nisur aspak për pagesë, madje nuk e dija, e kam marrë vesh në Romës sepse ne ishim nisur si vullnetarë.

 

Është 26 vjeç, nga Kukësi dhe deri para se të nisej me mision ne vendin fqinj ishte një nga infermierët e Spitalit Universitar Nënë Tereza. Tashmë profesionin e tij do të ushtroi në rajonin me te goditur nga pandemia ne Lombardi.

 

Pyetje: Si e pritën familjarët këtë fakt?

KORAB GJANA

INFERMIER

Kjo ishte pjesa më e vështirë. Unë kam mamanë dhe ajo refuzoi totalisht por unë luftova gjithë ditën për t’ja mbushur mendjen për të ikur.

Pyetje: Ke komunikuar me mamin

KORAB GJANA

INFERMIER

Gjithë ditën. Në momentin kur kam internet, kam të paktën 40 thirrje nga mami.

 

Pasi janë prezantuar me kolegët Italinë, janë njohur me mjedisin dhe me situatën atje, Korabi dhe kolegët e tij fillimisht nuk do të jenë vija e parë e përballjes me mijëra të infektuarit në Italinë fqinje.

 

KORAB GJANA

INFERMIER

Në fillim do të jemi ne linjë e dytë. Kolegët tanë do të na ndihmojnë dhe do të na shpjegojnë si të procedojmë të paktën për një javë.

KORAB GJANA

INFERMIER

Pyetje: Je përgatitur që mund të infektohesh?

Patjetër, ne kemi shkuar në një luftë që armikun e dimë cili është, por nuk e dimë kur mund të na sulmojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *