Subscribe

Një muaj nga nisja e fluturimeve charter në Antalia rreth 2 mijë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Turqisë për pushime. Pritshmëritë e operatorëve janë që deri në 15 shtator kohë kur mbyllen fluturimet Charter numri I shqiptarëve mund të dyfishohet, por statistikat tregojnë se ato do të jenë 10 herë më të ulta se vitet e kaluara.

Në pritshëmritë tona deri në më 15 shtatort kohë kur mbyllen fluturimet charet ne mendojmë se numri I pushuesve do të arrijë në 4 mijë, cka do të thotë se është 10 fish më i ulët se vitet e tjera, ku numëroheshin rreth 40 mijë shqiptarë që shkonin gjatë një viti me pushimë në Turqi. Imagjinoni në një vit normal fluturnin gjatë një jave 40 chartera këtë muaj fluturojnë 4 në javë. -thotë Besnik Vathi, operator turistik.

Turqia është një nga ato shtete që nuk ka asnjë pengesë për kalimin e kufirit, por elementi ekonomik si dhe ai psikologjik ka goditur rëndë kërkesën konsumatore cka ka bërë që shqiptarët të mos marin vendime për të pushuar jashtë.

Elementi ekonomik ëhstë shumë I ëndëishëm. Shumë shqiptarë kanë probleme të ardhurat si dhe pasigurinë për ditët në vijim. Shumë biznese janë në vështirësi  finanicare. Por një faktorë tjetër determinant është edhe ai psikologjik. Pushuesit që kanë një potencial ekonomik I trembën ecurisë së mëtjeshme duke bërë që ata të kursejnë.

Por si mund të kapërcehet kjo situatë e rëndë që ka prekur turizmin?

Nevojitet një mbështjetje serioze nga qeveria dhe jo fjalë në mënyrë që kjo industri të mbetet në këmbë, në një kohë kur kufinjtë vijojnë të jenë të mbyllur për më shumë 6 muaj. 

Turizmi së bashku edhe me trasnportin janë sektorët më të dëmtuar nga pandemia, efektet e të cilës ende nuk po mbarojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *