Subscribe

Me ketë gomone 18 shqiptare tentuan te kalonin ngushticën e La Manshit per te mbërritur ne Britani ditën e shtune. Mjeti futi ujë dhe nese nuk do te kishin ndërhyre ne kohe rojat bregdetare dhe nje helikopter, tragjedia do te ishte e pashmangshme. Shqiptaret dhe dy trafikantet britanike u shpëtuan ne brigjet e qytetit Dymchurch ne Kent dhe u transportuan ne Dover, ku u morën ne pyetje nga autoritetet. Siç raportuan mediat, ata telefonuan te afërmit dhe me pas u kërkua ndihme tek autoritetet franceze dhe britanike. Duket se trafiku përmes anijeve dhe gomoneve është riaktivizuar ne ketë zone, pasi kjo nuk ishte tentativa e vetme e shqiptareve per te mbërritur nga Franca drejt Britanisë. Vetëm pak dite me pare 17 emigrantë u ndaluan ne nje anije te shpejte. Per autoritetet britanike dhe franceze eksiton frika se mund te përsëriten tragjedi si ato te ndodhura ne detin Mesdhe, ku vetëm javën e kaluar kane gjetur vdekjen dhjetëra emigrante. Edhe me herët emigrantet shqiptare kane shfrytëzuar mënyra te tjera per te mbërritur ne Britani, duke u fshehur neper kamionë apo tragete, qe nisen nga porti francez Calais. Ne disa raste ata janë zbuluar dhe arrestuar, pasi kontrollet jane përdorur veçanërisht me alarmin e krizës se emigranteve dhe rrezikut nga sulmet terroriste.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *