Subscribe

Edhe pse është premtuar se rruga e Arbrit do të fillojë ndërtimin në pranverë, deri tani askush nuk ka dhënë asnjë detaj se cila është kontrata që po bën qeveria shqiptare për këtë vepër. Vizion Plus ka mësuar nga burime konfidenciale se kompania kineze China State Construcion  ka tërhequr ofertën e bërë pranë qeverisë shqiptare. Burimet thonë se kinezët kanë 6 muaj që janë shprehur se nuk do të ndërtojnë këtë rrugë, pasi dhe vetë pala shqiptare insistoi në uljen e kostos së ndërtimit. Për ndërtimin e 27 kilometrave të rrugës së Arbrit, kinezët dhanë një ofertë prej 300 milion dollarësh, e cila nëse nuk arrihej të përfitohej nga taksa e rrugës, do të subvencionohej nga buxheti i shtetit. Tashmë qeveria shqiptare do të shfuqizojë në parlament kontratën e miratuar para një viti. Por çfarë zgjidhje po i jep qeveria? Kompania shqiptare Gjoka construction ka bërë një ofertë të pakërkuar në Ministrinë e Transporteve për të ndërtuar këtë rrugë. Firma Gjoka propozon të përfundojë të gjithë pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit, dhe jo vetëm 27 kilometra të saj, për një vlerë prej 190 milion dollarësh. Një komision i ngritur në Ministrinë e Transporteve është duke marrë në shqyrtim këtë ofertë, e cila me sa duket do të jetë fituesja e ndërtimit e rrugës së Arbrit. Kompania Gjoka është duke ndërtuar tashmë dy lote të kësaj rruge nga ura e Vlashës deri në Bulqizë me një gjatësi prej 2 kilometrash dhe ka ndërtuar 4 më parë 4 kilometra të tjera të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *