Korriku ka rritur numrin e hyrjeve të udhëtarëve në portin e Durrësit.

Përgjatë 24 orëve të fundit në port kanë mbërritur mbi 3 500 pasagjerë si dhe mbi 1400 automjete që vijnë drejt Shqipërisë për pushimet verore.

Ndërsa numri e shtetasve që hyjne në vendin tonë përgjatë ditëve në vijim pritet të dy apo trefishohet.

Për t’i paraprirë situatës, policia e kufirit në bashkëpunim me doganën dhe autoritetin portual kanë nisur aplikimin e masave shtesë.

 

Masat janë fokusuar kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve.

Përgjatë periudhës Janar-Qershor 2023 kanë kryer gjithsej 439 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas

 

Mbi 240,000 pasagjerë dhe 95,036 automjete kanë udhëtuar drejt Portit të Durrësi.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, 111,395 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 127,784 në dalje, ose në total, 15,881 pasagjerë më shumë se 6 mujori i parë i vitit paraardhës.

Ndërkohë, dhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 2,079 automjetesh më shumë ne raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 duke shënuar një rritje me 13 përqind më shumë se nje vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *