E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shqiptarët e Zvicrës ndihmuan për kapjen e autorit të sulmit

Këta janë dy shqiptarët Liman Kabashi dhe Ylli Kastrati, të cilët janë shpallur heronj nga mediat zvicerane, pasi autori i sulmit me sharrë që tronditi Zvicrën, është kapur falë tyre. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë treguar adresën e saktë. Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Zvicrës tregon se si e ka pikasur  autorin e ngjarjes qe plagosi pese persona:

 

“Ai kaloi pranë picerisë rreth orës 5 e gjysmë, e njoha fytyrën e tij, pasi të gjitha mediat e kishin publikuar dhe njoftova menjëherë autoritetet. Ai kishte me vete një çantë dhe për t’u siguruar se ishte sulmuesi, e ndoqa nga pas. Ai dukej i lodhur dhe mezi po ecte. Duke ecur pas tij, njoftova me whats up policinë, më saktë një polic që kam njohje me të.”

 

Reklamë

Emri i autorit të plagosjes se 5 personave, nuk është i panjohur për policinë zvicerane, pasi ai ka qënë akuzuar dy herë për armëmbajtje. Ai ndoqi nga pas kalimtaret e rastit, duke i sulmuar me sharre elektrike. Sipas autoriteteve, agresori vuante nga sëmundje mendore.

 

 

Më shumë video

Reklamë