Mund të quajnë botërorin e surprizave, të paktën për këto 4 ditë të para.  Fillimisht argjentina, pastaj kampionet ne fuqi të Gjermanisë dhe tani favoritja kryesotre e turneut Brazili.

5 herë kampionet e Botës e isën me barazim 1 me 1 ndaj Zvicres aventurën e tyre rusë pavarësisht pritshmërive të mëdha për të dominuar menjehere që në start grupin E.  Rezultat I shkelqyer në krahun tjeter për zvicrën e trajnerit petkovic dhe të shumë lojtarëve më origjine shqiptare të cilët konfirmuan moment  e mirë si vazhdimësi edhe e ndeshjeve miqësore para fillimit të kompeticionitr.

Starti I sfidës, dha përshtypjen sikur Brazili nuk do ta kishte aspak të vështirë të helveteve. Qarkullimi I topit dhe lehtësia për të dalë përpara e selesaos të mbsuhur me yje, mbi të gjitha Nejmar dhe Kutinjo, vuri në vështirë Zvicren e cila u gjend ne disanatazh që në minutëne  20. Goli ishte nhjë kryeveper e talentit të Barcelonës , Kutinjo.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërsa Zuber në minutën e 50 befasoi duke shënuar me kokë golin e barazimit pasi mundi në duel ajror Mirandën dhe rrjedhimisht edhe portierin Alison.

Brazilianet nisin ofensiven deri në fund të ndeshjes duke përfituar edhe nga forcat e fresketa që hodhi në fushe Tito, si Renato augusto, Firmino dhe Fernandinjo por rastet dhe tentativat  nga kutinjo, Nejmar, Firmino, Renato Auigusto dhe Fernandinjo, ose shkojne jashte ose neutralizohen nga portiere Sommer. Zhgenjim Brazilian nga njeri krah, festa për Xhaken, Shaqirin, Behramin dhe Xhemailin, te 4 protagonist për zvivcren në krahun tjeter. Kualifikimi edhe pse në një grup të vështirë nuk është I pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *