E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike në Morinë

Fundjava e fundit e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës.

 

Reklamë

Radhë kilometrike u shënuan që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë –Kukës.

 

Reklamë

Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë iu drejtuan bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën.

 

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare gjatë kësaj të shtune kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë shtetas të kosovës ndërsa në 25 ditët e para të gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë të tjerë.

 

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dha asaj të Kosovës ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, në pikën kufitare të Morinit të mos ketë kontrolle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë