Pasi gjendja epidemiologjike është përkeqësuar, Maqedonia e Veriut ka shtuar masat e kontrollit në kufi duke kërkuar detyrimisht testin e koronavirusit.

Por autoritetet kosovare kanë protestuar ndaj këtij vendimi pasi persoant që nuk shfaqin simptoma nuk mund ti nënshtrohen analizave.

Ministri kosovar  i shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se kjo situatë e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar një vendim, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, nga dita e enjte, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Por testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve, vetëm nëse kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, në një interval prej 5 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *