Sociale
Shqiptarët bllokohen në Morinë, Kosova mban në fuqi masat e ashpra

Në pikëkalimin e përbashkët kufitar Shqipëri-Kosove nuk ka ndryshuar as këtë fundjavë regjimi i vendosur nga autoritetet e Prishtinës. Qytetarë që udhëtojnë drejt Kosovës , duhet të paraqesin rezultate negative për testin Covid-19, jo më i vjetër se katër ditë.
Ndërsa qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Shqipërisë, mund të kalojnë lehtësisht vetëm përmes dokumenteve te identifikimit.
Si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit nuk ka patur radhë mjetesh dhe qytetarësh.




