E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Shqiptarët, baronët e drogës në Britani”

Grupe kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e trafikut të drogës në Britani. Në një intervistë për rrjetin BBC, zv/drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpreh shqetësimin për ekzistencën e bandave të vogla në numër, por me ndikim të madh në krimin e organizuar në Britani.

 

“Po flasim për krimin shqiptar. Është një grup shumë i vogël ne numër, por me ndikim të madh. Ne kemi parë raste të dhunës, veçanërisht për tregtinë e drogës në këtë grup. Po përpiqemi me partneret t’i përçajmë. Disa raste i kemi cuar në gjyq, por dhuna që sjell tregtia e drogës na sjell më shumë shqetësim”.

 

Reklamë

Sipas agjencisë së krimit, bandat shqiptare kanë ndikim të veçantë në tregun e kokainës. Kryeqyteti Londër është qendra kryesore e shpërndarjes, por ato janë të shtrira në të gjithë vendin. Pjesëtarët e këtyre grupeve janë të gatshëm të përfshihen në krime të rënda. Përveç shqiptarëve, shqetësim për Britaninë përbëjnë edhe grupet serbe dhe turke në trafikun e kokainës, ndërsa përsa i përket trafikut të heroinës, dominojnë sërish turqit dhe pakistanezët.

 

 

Më shumë video

Reklamë