E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptarë e serbë bashkë në një grup kriminal që furnizonte me kokainë ishujt grek

Mbi 300 kg kokainë janë sekuestruar gjatë një megaoperacioni të policisë greke në bashkëpunim me DEA-në amerikane mbrëmjen e të premtes në Selanik.

Mediat greke bëjnë më dije se është goditur një rrjet ndërkombëtar I trafikut të drogës.

Reklamë

Tre persona janë arrestuar deri më tani, shqiptarë dhe serbë ndërsa një I katërt është shpallur në kërkim pasi I shpëtoi arrestimit duke u larguar gjatë aksionit.

Baza e grupit kriminal ishte në Athinë ndonëse mediat greke bëjnë me dije se numri I anëtareve të grupit është shumë më I madh sesa këta që janë arrestuar.

Ndonese ende nuk ka te dhena mbi menyren sesi operonte grupi, nga informacionet e para mesohet se kemi te bejme me nje rrjetet te mireorganizuar qe furnizonte me kokaine sidomos pjeset me te rendesishme turistike te bregdetit grek.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë