E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqiptarë e Çeçenë, bashkëfajtorë të masakrës në Vienë

Autori i sulmit që u ekzekutua mbrëmë në Austri identifikohet si Kujtim Fejzullahu. Ai ishte 20 vjeç, i lindur në Austri, por me origjinë shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, 12 dyshuarit e tjerë janë nga Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe disa zona të Austrisë.

Sipas “Heute.at”, automjeti i atentatorit ishte në pronësi të nënës së njërit prej të dyshuarve si pjesëtar i këtij grupi, për të cilin thuhet se është nga Kosova.

Rreth 1 mijë oficerë janë vendosur në kërkimin e sulmuesve dhe është ende e paqartë se sa prej tyre ishin të përfshirë në sulm, ndërsa njëri është asgjësuar nga forcat e policisë gjatë operacionit, pikerisht Kujtim Fejzullahu.

Reklamë

Policia ka bastisur sot në mëngjes vendbanimin e personit të vrarë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në Vjenë.

20-vjecari i lindur ne Vjenë por me origjinë nga Maqedonia e Veriut ishte radikalizuar dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga ISIS.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë