E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shqiponja”, Rama në sulm: Basha dhe Berisha e shpërfytyruan   

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht në lidhje me heqjen e simbolit të Shqiponjës nga zona e Doganës ku nuk ka ngururar të thumbojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun demokrat Lulzim Basha.

 

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se Kadriu, ati, biri dhe shpirti katran paskan marrë në mbrojtje shqiponjën e flamurit të cilën e shkulën dhe e vendosën në hyrje të Tiranës.

 

Reklamë

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia.”

 

Ditën e dielë pati një sërë kontestimesh nga ana e opozitës në lidhje me shqiponjën, ku krahas replikave mes Ramës dhe Bashës, reagoi edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha, I cili e akuzoi kreun e qeverisë se përdhosi flamurin kombëtar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë