E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

“Shqipja, para zgjedhjeve vendore”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur i vendosur për të dërguar në Kuvend Ligjin për zyrtarizmin e Gjuhës Shqipe. Ai ka thënë për mediat se ky ligj, pavarësisht nëse shkon apo jo në Komisionin e Venecias, siç pretendon VMRO-ja, do t’i kaloje parlamentit.

 

“Qeveria do ta miratojë ligjin për gjuhët para zgjedhjeve lokale dhe me këtë nuk do t’i humbasë votat e qytetarëve të bashkësisë etnike maqedonase e as asaj shqiptare. Askush nuk humb asgjë, secili ka të drejtën e barazisë në shoqërinë tone. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e drejtësisë, besoj që shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Më tej do ta procedojmë në Komisionin e Venecias dhe në Kuvend.”

 

Reklamë

Sipas kryeministrit maqedonas, ligji për Gjuhën Shqipe mund të miratohet dhe të hyjë në fuqi pasi te jete marre edhe mendimi i komisionit te Venecias.

 

I pyetur nëse VMRO-ja do të kundërshtojë për ligjin, Zaev u shpreh se opozita ka mundësinë historike të përmbushë një premtim që e ka bërë kohë më parë. Gjuha ishte një nga kushtet e partive shqiptare per bashkëqeverisjen me Lidhjen Sociale Demokrate.

 

Më shumë video

Reklamë