Subscribe

“Shqipërisë do i dalim zot”! Kjo është moto e opozitës, e cila pas pak minutash do të nisë tubimin e saj para Kryeministrisë.

 

Qytetarë të shumtë do të mblidhen në disa pika të ndryshme të kryeqytetit, për tu grumbulluar më pas më bulevard, për të protuestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së PS.

 

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kreu i PD-së Sali Berisha do të ndiqet me kamerë vetëm nga regjia e Partisë Demokratike.

 

Me sa duket për shmangur një incident të ngjashëm me atë të 6 dhjetorit, PD ka vendosur që lëvizja e Berishës nga selia deri në Bulevard të ndiqet nga kamera e tyre e lidhur direkt me mediat. Ndërkohë mediat e tjera nuk do të mund ta ndjekin hap pas hapi Berishën si herët e tjera.

 

Ndërkohë para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, në pritje të protestuesve që janë nisur nga të gjitha rrethet. Në sheshin “Nënë Tereza” do të mblidhen protestuesit që vijnë nga Jugu, te sheshi “Skënderbej” do të mblidhen qytetarët që vijnë nga Veriu.

 

Kordoni policor pritet të vendoset rreth 30 minuta para nisjes së protestës. Një numër i caktuar efektivësh do të vendosen para kryeministrisë.

 

Policia ka marrë një sërë masash që prej ditës së djeshme për mbarëvajtjen e saj.

 

Situata aktualisht është e qetë.

 

Kamera të rezolucionit të lartë në Bulevard. Policia ka përdorur graso për të lyer shtyllat që protestuesit të mos kenë mundësi të ngjiten për të shkatërruar kamerat dhe ka një numër të caktuar efektivësh në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *