Subscribe

Qeveria i ka hapur rrugën zerimit të tarifave roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas të dhënave trafiku më i madh i komunikimeve është mes dy vendeve ndaj zerimi i çmimeve do të ishte një përftim real për përdoruesit fundorë që janë qytetarët.

 

Duke ju referuar të dhënave operatorët e Kosovës i paguajnë kompanive shqiptare rreth 250 mijë euro në vit për këto thirrje ndërsa e anasjella arrin në 150 mijë euro.

 

Nisur nga këto të dhëna Autoriteti i Komunikimeve Elektronike thotë se përfitimet e qytetarëve shqiptarë arrijnë në mijëra euro.

 

Kjo nisëm vjen edhe pas miratimit të vendimit mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Por paralelisht me këtë fakt vendet e rajonit janë duke parë mundësinë e krijimit të një marrëveshje rajonale.

 

Projektligji mori miratimin e komisionit të veprimtarive prodhuese dhe më pas pritet ë miratohet në kuvend. Ky fakt i hap rrugën AKEP-it shqiptar dhe atij Kosovarë të nisinë procedurat për rishikimin e tarifave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *