Partia Demokratike akuzon qeverinë se do te shpërdoron paratë e taksapaguesve shqiptarë vitin e ardhshëm për mobilim zyrash. Në një status në rrjetin social facebook, kryetari Lulzim Basha shkruan se moti i keq i ditëve të fundit nxori në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrastrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë. Sipas tij, pak ditë reshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijëra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji thekson lideri i opozitës. Por për Bashën, kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës, pasi është përqendruar tek fasadat dhe kolltukët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *