Subscribe

Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të NATO-s, ku marrin pjesë krerët e 29 vendeve anëtare.

 

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ndërkohë, samiti i NATO-s në Bruksel nisi me kritikat e presidentit Donald trump ndaj Gjermanisë. Kreu i shtëpisë së bardhe.

 

Tërhoqi vëmendjen për marrëveshjen “miliarda dollarësh” me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror.

 

Donald Trump: “Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë.

 

Pjesë e diskutimeve të samitit dy ditor janë edhe hapat ne luftën kundër terrorizmit, mbrojtja e kufijve të Europes dhe misionet në lindjen e mesme.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleatët do të japin më shumë për sigurinë e përbashkët. Fjala është për shpenzime shtesë prej 266 miliardë dollarësh për mbrojtjen, deri në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *