E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqipëria vendos të financojë Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

Qeveria e Republikës së Shqipërisë këtë të mërkurë ka vendosur që të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

 

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përmes një postimi në rrjetin  social Facebook, shkruan se ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

 

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë