Subscribe

Rrjetet e xhihadistëve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni janë të mire organizuar dhe përbëjnë furnizuesit kryesor me militante në luftën e Sirisë. Në një shkrim të gazetës italiane “La Stampa”, me titull “Propaganda dhe rekrutime, Shqipëria udhëkryqi i xhihadisteve”, reporteri Lorenzo Vidino i te përditshmes ne Uashington, thekson se xhihaditet me kombësi shqiptare përbëjnë shqetësimin më të madh të agjencive antiterroriste ne Evropë, Amerikë dhe Lindjen e Mesme. Gazetari italian e përcakton islamin shqiptar të një lloji të veçantë, ndërsa e cilëson atë si një besim “Made in Albania”, që ofron nje model tolerance. Por ndihmat humanitare nga shoqatat e bamirësisë nga Arabia Saudite e Kuvajti gjate viteve ‘’90, financimi për ndërtimin e xhamive dhe bursat në shkollat fondamentaliste të gadishullit arabik ka krijuar një brez imamësh, një pjesë e të cilëve janë radikalizuar. Ai thekson se prirjet radikale ranë në pah gjatë thirrjeve për shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut.

“Me shume se 20 vjet nga rënia e komunizmit, mobilizimi për në Siri solli në dritë problematika të reja. Luftëtarët e huaj me kombësi shqiptare, të gjithë militantë të shtetit islamik të organizatës Al Nusra përllogariten rreth 1 mijë, 900 nga Kosova dhe 150 nga Shqipëria dhe rreth 50 të tjerë shqiptarë të Maqedonisë. Rrejti i tyre është i sofistikuar. Ato janë celula që funksionojnë shumë mirë në nivel lokal, të financuar mire dhe të armatosura, me lidhje të forta vëllazërore, çka e bën të pamundur penetrimin në to. Forcat e rendit shpesh herë, të privuara me mjetet dhe të akuzuara për korrupsion, bëjnë ç’të munden në Shqipëri. Ato janë më efikase se policia në Kosovë e Maqedoni”.

Në këtë shkrim të “La Stampës”, evidentohet operacioni i policisë shqiptare në mars të 2014-es që solli shkatërrimin e rrjeti të mirëorganizuar të rekrutimit të militantëve islamik, me dy imamët Bujar Hysa dhe Genci Balla. Ata propogandonin për shtetin islamik, rekrutonin dhe dërgonin xhihadiste per te luftuar për krijimin e tij në Siri dhe Irak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *