E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Shqipëria “u mbyll derën” vaksinave ruse e kineze

Shqipëria nuk do të marrë vaksina nga Rusia e Kina, përsa kohë që as Bashkimi Evropian nuk e bën diçka të tillë.

 

Qëndrimin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, teksa priste mbërritjen e dozave të para të vaksinës Pfizer.

 

Reklamë

“Përsa u përket vaksinave nga ana lindore, asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që u kanë dhënë jetë këtyre dy vaksinave, por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipëisë. Është një zgjedhje e bërë prej nesh. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne menjëherë do të rishikojmë këtë qasje. Përsa kohë BE është i mbyllur, ne jemi në të njëjtin mendim me BE.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë