Subscribe

Shqipëria vijon të jetë sërish një vend tranziti për shumë emigrantë që duan të largohen drejt vendeve të BE-së.

 

Numri gjithnjë në rritje i emigrantëve sirianë e jo vetëm, raportohet dhe nga autoritetet shtetërore, ku një pjesë e madhe e tyre janë strehuar në Babrru, ndërsa një pjesë tjetër janë kthyer sërish në Greqi.

 

3 emigrante Siriane të cilët pas tre ditësh udhëtimi ne këmbë nga Greqia, kanë mbërritur ne fshatin Dardhe te Korcës flasin për Vizion Plus. Tre të rinjtë tregojnë se pasi kanë qëndruar 3 muaj në Greqi, kanë vendosur të udhetojnë në këmbë drejt vendit tonë, por siç ata vet shprehen, destinacioni i tyre final nuk është Shqipëria.

 

2018 ka shënuar dhe shifrat më të larta të emigrantëve të paligjshëm që kanë ndjekur rrugën e Ballkanit Perendimor nepërmjet Shqipërisë për të arritur në vendet e BE-së.

 

Vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 170 persona që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërsa 120 të tjerë vetëm në 15 ditët e para të muajit Gusht. Shifra këto që tregojnë se numri është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *