Subscribe

Pas ambicies se bere publike nga Kryeministri Rama vetëm pak dite me pare per te marr presidencën e OSBE, duket se ky nuk është i vetmi objektiv i Tiranës Zyrtare, e cila po kërkon te shndërrohet ne nje faktor te rendesishem, tashme global.

 

Gjate punimeve te Asamblesë se Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpalosur dhe ambicien tjetër te Shqipërisë.

 

Shqipëria vjen me ambicien e saj në këto punime, pasi po kërkon një vend jo-permanent për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe fushata jonë e komunikimit me partnerë e  vende të cilat e njohin Shqipërinë apo që dinë pak rreth Shqipërisë  sapo ka filluar, me qëllim që të përmbushim këtë objektiv të politikës tonë të jashtme

 

E ne kuader te kësaj fushate, Ministri Bushati ka zhvilluar nje sere takimesh ne OKB me homolog te tij nga vende te ndryshme te botes, duke i kërkuar mbështetjen per kandidaturën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *