E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Shqipëria sot me Luksemburgun

Ashtu siç kishte premtuar, tekniku De Biasi, pritet te paraqitet me një tjetër fytyre ne takimin miqësor kundër modesteve te Luksemburgut. Duke pare edhe stërvitjen e fundit ne Luksemburg, do te ketë nje ndryshim total ne formacion per te mos thëne 100% i ndryshuar, ku e vetmja dileme është Etrit Berisha apo Alban Hoxha ne porte. Me dy mungesa ne mbrojtje Hysaj dhe Mavraj, prapavija pritet te përbehet me lojtare tërësisht te rinj me Gjimshitin dhe Ajetin ne qendër, Veseli ne krahun e djathte dhe Naser Aliji ne te majte ne vend te Agollit. Përpara tyre ne mesfushe Kukeli, Basha regjisor, Memushaj i rikuperuar dhe me i avancuar dhe Shkëlzen Gashi e Herolind Shala per here te pare nga krahët. Pyka e vetme është kavajasi shtatlarte Cikalleshi. Talenti i shpresave Milot Rrashica do te aktivizohet ne pjesën e dyte. Takimi i fundit me Luksemburgun është ne shtator te 2011, po ne stadiumin “Josy Barthel” ku Shqipëria u mund  2-1, një rezultat qe pasoi me pas edhe revolucionin kuqezi me emra te rinj, jo vetëm ne postin teknik, por edhe ne formacion.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë