E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria siguron karrigen në Këshillin e Sigurimit të OKB

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se në votim kanë marrë 190 vende, nga të cilat, 175 kanë mbështetur Shqipërinë me votë.

 

Reklamë

Vendi ynë do të ulet në karrigen e Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023.

 

Ky organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

 

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë