Subscribe

Qeveria shqiptare ka shpallur non-grata një diplomat rus i cili ka 72 orë afat që të largohet nga vendi. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Jashtme, diplomati Alexey Krivosheev është shpallur i padëshiruar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka shkelur masat anti-COVID.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse.

Tirana zyrtare sqaron se shkeljet e diplomatit rus qe mban postin e sekretarit te pare te ambasades ka shkelur ne menyre te perseritur rregulla

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen.Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Vendimi per shpalljen non grata te diplomatit vjen pak dite pas përplasjes publike mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës ruse në lidhje me vaksinën. Selia diplomatike ruse përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh e gatshme per te sjell ‘Sputnik V’. Por kjo deklarate u konsiderua nga shefi qeverise shqiptare nje provokim qesharak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *