Subscribe

Shqipëria përballet sot ne orën 20:45 ne takimin e dyte te vlefshëm për Ligen e Kombeve kundër Skocisë.

 

Ne mitikun e “Hamden Park” kuqezinjtë e Panuccit vijnë pas një fitoreje te vuajtur kundër Izraelit ne Ligen C grupi i pare, ndërsa objektivi kjo edhe pas konferencës se fundit te teknikut italian është një rezultat pozitiv.

 

“Natyrisht nuk zbresim në fushë për një pikë. Zbresim për ta fituar. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Njohim defektet që kemi. Jemi përballë një skuadre kundërshtarë të plagosur, ka humbur ndaj Belgjikës në miqësore. Luajmë në një ambient të vështirë. Nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë. Me kualitetet që kemi do të provojmë të fitojmë, me gjithë respektin që kemi për Skocinë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë”.

 

 

Edhe ne këtë sfide dilemat e trajnerit janë te mëdha. Te luajë me te njëjtin formacion si ndaj Izraelit ose te beje disa ndryshime.

 

Një nga pikëpyetjet e mëdha është luajtja ne këto ‘90 minuta me 5 mbrojtës duke futur ne fushe edhe Megrim Mavraj si titullar.

 

Mund te sakrifikohet një nga mesfushorët ndërsa ne këtë repart ka një balotazh mes Gavazaj dhe Lilajt.

 

Një tjetër pikëpyetje është edhe ne sulm për te filluar qe nga minuta e pare Guri ose Balaj.

 

Interesant është fakt se Shqipëria nuk ka zhvilluar stërvitjen tradicionale ne stadiumin kundërshtar ku zakonisht lojtaret njihen me stadiumin, fushën apo cilësinë e barit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *