Subscribe

 

Vogëlushja qe shihni ka disa dite qe ka ardhur ne jete. Ajo ka një motër 7 vjeçe qe e pret ne shtëpi. Te voglat nuk do mund te kenë një motër apo vëlla tjetër, kjo sepse nena e tyre, Adelina Bregu, thotë se 2 fëmije mjaftojnë.

 

Gjinekologu ne maternitetin “Koço Gliozheni”, Arjan Alikaj, na tregon se pas viteve 90, numri i lindjeve ka ardhur duke u ulur, çka po sjell edhe plakjen e popullsisë.

 

Alikaj shpjegon se është rritur mosha mesatare e lindjeve tek gratë.

 

Kohet e fundit INSTAT publikoi raportin për tre mujorin e dyte te vitit 2017, dhe ne krahasim me 2016-en kemi një rënie te lindjeve me 15%.

 

Sociologet mendojnë se shkaqet e uljes se numrit te lindjeve janë emigrimi i moshës se re jashtë vendit, varfëria dhe pasiguria për një vend pune.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *