“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është thelbësor për sigurinë e vendit dhe Ballkanit”. Deklarata është bërë nga senatori amerikan dhe kryetar i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, John McCain pas vizitës së fundjavës së shkuar në Tiranë.

 

“Si anëtare e NATO-s, unë besoj së integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në institucionet perëndimore është jetësor për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të sjellë rritje të paprecedentë ekonomike e shume mundësi dhe jam i lumtur të shoh progresin e bërë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht përsa i përket reformës në drejtësi. Një sistem gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin dhe për të ardhmen europiane të vendit.”

 

Duke iu referuar takimit me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe me ushtarët shqiptarë që luftojnë përkrah atyre amerikanë në Irak e Afganistan, senatori vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në Aleancën e NATO-s dhe kontributet e saj për sigurinë e përbashkët. Zyrtari amerikan u ndal edhe tek takimet e zhvilluara me kryeministrin dhe liderin e opozitës.

 

“Gjatë takimeve të mia me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike, Lulizm Bahsha u inkurajova që pashë gatishmëri për dialog përmes një ndërmjetësi ndërkombëtar për të zgjidhur dallimet politike. U kënaqa gjithashtu që dëgjova se të dy liderët janë gati të marrin ne konsideratë praninë e vëzhguesve të huaj për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.”

 

McCain shprehu besimin se të gjitha palët janë të angazhuara për forcimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për një gjyqësor të pavarur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *